Sulmuesi polak, Robert Lewandowski është lojtari më i paguar te Bayern Munich.
Sulmuesi i Bayernit i cili është duke kaluar formë tejet të mirë duke realizuar 10 gola në gjashtë ndeshje ka pagën më të lartë te skuadra gjermane, shkruan GazetaBlic Sport.
Sipas ‘Sky‘ polaku paguhet me 22.5 milionë euro në sezon.
Pas tij Joshua Kimmich përfiton 20 milionë euro, Leroy Sane dhe Thomas Muller nga 17.5 milionë kurse Goretzka i cili sapo ka rinovuar kontratën fiton 15 milionë në vit.
/GazetaBlic Sport/


