Sporti

Kjo është nota fantastike e Vedat Muriqit pas paraqitjes së sotme

11/08/2019 20:44
nga:M K

Fenerbahce ka shënuar fitore minimale, por tejet të madhe për nga rëndësia.

Skuadra nga “Şükrü Saracoğlu Stadium” fitoi 3-2 ndaj Kasimpasas, për të shkuar në kuotën e 20 pikëve dhe për të marrë kështu kreun e renditjes tabelare, të paktën përkohësisht, shkruan GazetaBlic.

Vedat Muriqi ishte më meritori, i cili realizoi dy herë nga penalltia, për t’ia siguruar tri pikë ekipit të tij në luftën për titull.

Khalifi e Ben Youssef shënuan për mysafirët, ndërsa për nikoqirët, përveç Muriqit, një gol tjetër shënoi edhe Aziz.

Pas ndeshjes, sajti i statistikave në futboll, “whoscored” ka dalë me notat e futbollistëve, e siç edhe mund ta shihni, Vedat Muriqi ishte njëri prej më të mirëve, i cili përveç dy golave, tregoi edhe lojë të bukur.

/GazetaBlic/

11/10/2019 09:33

Zëvendës-selektori i Kosovës konfirmon nëse Vedat Muriqi do të luajë ndaj Çekisë apo jo