Sporti

Kjo është nota e Rrahmanit pas paraqitjes ndaj skuadrës me të cilën veçse ka nënshkruar, Napolit

06/23/2020 21:56
nga:M K

Napoli ka shënuar fitore të pastër në udhëtim ndaj Veronës në “Marc’Antonio Bentegodi”.

Milik në minutën e 38 e Lozano në atë të fundit të rregullt, mjaftuan për nepoletanët që të arkëtojnë tri pikë të reja në renditjen tabelare dhe të synojnë edhe më tutje pozitën e katërt, përcjell GazetaBlic.

Padyshim se vëmendje të madhe kishte edhe kapiteni i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, lojtar aktual i Veronës, por që tashmë ka nënshkruar me Napolin.

Qendër-mbrojtësi dardan regjistroi paraqitje solide, ndërsa sipas sajtit të statistikave në futboll, “whoscored” u vlerësua me notën 6.3.

/GazetaBlic/

08/12/2020 09:37

Manchester City nuk e ka ndërmend të ndalet, ofertë zyrtare te Napoli për Koulibalyn