Sporti

Kjo është nota e “çmendur” e Messi’t pas “hat-trick’ut” të realizuar sonte ndaj Celta Vigos

11/09/2019 23:10
nga:M K

Vetëm dy orë qëndroi në krye të La Ligas, rivali i përbetuar i Barcelonës, Real Madridi.

Katalunasit shënuan fitore bindëse prej 4-1, duke iu falenderuar shkëlqimit të Messit, që dhuroi spektakël duke realizuar “hat-trick”, por jo vetëm kaq, dy nga tre golat i shënoi nga gjuajtja e lirë, për të treguar edhe njëherë se mbetet kandidati kryesor për “Topin e Artë”, shkruan GazetaBlic.

Fillimisht hapi serinë në minutën e 23’të nga pika e bardhë, para se Ozala t’i barazojë shifrat në të 44’tën. Kur u mendua se pjesa e parë do të mbyllej me barazim, në skenë doli Messi që realizoi nga gjuajtja e lirë për 2-1. Me këtë rezultat u mbyll fraksioni i parë.

Me të filluar i dyti, sërish në skenë doli “jashtëtokësori”. Madje, sërish nga gjuajta e lirë për 3-1. Në fund fare, në listën e realizatorëve hyri edhe Busquets që shënoi bukur për shifrat përfundimtare, Barcelona 4, Celta Vigo 1.

Pas ndeshjes, sajti i statistikave në futboll ka dalë me notat e futbollistëve, e siç edhe mund ta shihni më poshtë Messi është vlerësuar me notën 9.7

/GazetaBlic/

11/11/2019 20:02

Messi merr vendim të rëndësishëm për të ardhmen e tij – Barcelona në ankth