Sporti

Kjo është ndeshja që ka prodhuar më së shumti gola kur janë përballur Prishtina e Ballkani

02/28/2020 21:45
nga:M K

Nesër me fillim nga ora 17:00, zhvillohet derbi i javës së 20’të në IPKO Superligën e Kosovës në futboll.

Prishtina e pret Ballkanin në “Fadil Vokrri” me të vetmin synim fitoren dhe barazimin e pikëve me kundërshtarin e nesërm, shkruan GazetaBlic.

Të dyja skuadrat janë mëse të përgatitura për këtë takim, kurse mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat.

Interesant është fakti te përballjet mes këtyre dy skuadrave, ku nuk janë edhe takuar edhe shpesh, pasi therandasit shumicën e kohës në epokën e pasluftës e kanë kaluar në rangjet më të ulëta të futbollit kosovar.

Nga disa statistika interesante të publikuara nga faqja zyrtare e klubit më të madh kosovar, Prishtina, shihet se përballja mes këtyre ekipeve që ka prodhuar më së shumti gola, është ajo e edicionit të parë pas luftës, 1999/2000.

Kryeqytetasit atëbotë triumfonin 6-1, me golat e Osmanit, Tovërlanit, Isufit (x2), Humollit, Bunjakut dhe Bylykbashit.

Përballjet pas luftës:

1999/00: Prishtina – Ballkani 6:1 (4:0) Osmani 2’, Tovërlani 11’, Isufi 30’ 53’, M. Humolli 38’, Bunjaku 70’–Musli Bylykbashi 66’

Ballkani – Prishtina 0:3 (0:1) Fadil Berisha 13’, Sheremet Isufi 86’, Samet Zeqiri 88’

2010/11: Prishtina – Ballkani 3:0 (1:0) Suad Saliagiq 45’, Azem Ahmeti 53’, Faton Zejnullahu 78’

Rahovec: Ballkani – Prishtina 1:0 (0:0) Fillim Guraziu 57’

Rahovec: Ballkani – Prishtina 1:0 (1:0) Fillim Guraziu 6’

2014/15: Kupa Rr1: Prishtina – Ballkani 5:0 (4:0) Gentrit Begolli 16’, 19’, Liridon Latifi 27’, Driton Krasniqi 43’, Granit Begolli 70’

2018/19: Ballkani – Prishtina 1:1 (0:0) Blend Baftiu 70’ – Gauthier Mankenda 51’

Prishtina – Ballkani 2:0 (0:0) Marjo Morina 65’, Meriton Korenica 68’

Ballkani – Prishtina 0:2 (0:0) Meriton Korenica 73’, 87’

2019/20: Ballkani – Prishtina 1:0 (0:0) Blend Baftiu 56’

/GazetaBlic/

09/26/2020 10:54

Ndryshon termini i ndeshjes Gjilani – Ballkani