Sporti

Kjo është macja që do të parashikojë ndeshjet e Kupës së Botës

06/13/2018 15:41
nga:Lorik J

Një mace në Rusi është paraqitur si kafsha më e fundit që do të parashikojë rezultatin e ndeshjeve të Kupës së Botës 2018.

Achiles, maceja e Muzeut në Shën Petersburg, është zgjedhur zyrtarisht si kafsha që do të parashikojë ndeshjet e Kupës së Botës që fillon të enjten, shkruan GazetaBlic

Macja e bardhë do të përpiqet të parashikojë fituesit duke zgjedhur midis dy kupave ushqimore. Dy kupat ushqimore do të jenë të stolisura me flamuret e ekipeve konkurruese.

Vitin e kaluar, gjatë Kupës së Konfederatave të FIFA-s, macja u tregua mjaft e kualifikuar, duke qëlluar tri nga katër ndeshje të mëdha.

Achiles ka parashikuar ndeshjen hapëse të Kupës së Botës që zhvillohet mes Rusisë dhe Arabisë Saudite.

Macja ka parashikuar fitoren e Rusisë në këtë takim./GazetaBlic/

06/22/2018 14:54

Përfundon pjesa e parë Brazili – Kosta Rika, rezultati befasues