Lajme

Kjo është kundëroferta që Isa Mustafa ia dërgoi Albin Kurtit?!

01/15/2020 13:53
nga:Y I

Gazeta Blic merr vesh se Isa Mustafa në letrën qe ia ka dërguar Vetëvendosjes ka kërkuar që kryeparlamentari t’i kthehet LDK-së.

“Në këtë letër ndër të tjera Isa Mustafa ka kërkuar nga Vetëvendosje që t’ia kthej postin e kryetarit të Kuvendit LDK-së, deri në zgjedhjen e presidentit. Në momentin që president zgjedhet i propozuari nga LDK, atëherë VV-së do t’i kthehet kryetari i Kuvendit”, tha ky burim.

Sipas këtij burimi, Isa Mustafa nuk është pajtuar për shtimin e numrit të ministrive.

“Ministritë do të ndahen 5 me 5”, tha ky burim i Gazeta Blic.

Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, ka njoftuar se këtë ofertë e kanë përcjellë me shkrim me kërkesë të kryetarit të LV-së, Albin Kurti.

“Sot, kryetari i LDK-së z. Mustafa, me kërkesë të kryetarit të LVV-së z. Kurti, i ka dërguar me shkrim propozimin e LDK-së të shpalosur verbalisht në takimin e 8 janarit 2020”, ka deklaruar LDK-ja.

Gazeta Blic kishte raportuar edhe javën e kaluar për këtë ofertë.

Në vazhdim e gjeni ofertën e plotë qe e kishte publikuar Gazeta Blic:

Oferta e fundit e LDK-së për VV-në

Publikohet oferta e fundit e Albin Kurtit për Isa Mustafën

Agim Veliu: Oferta e VV nuk është serioze

Vjosa Osmani e quan serioze ofertën e fundit nga ana e Albin Kurtit, tregon çka do të ndodhë!