Showtime

“Kjo është Kosova sot” me Rita Orën, Dua Lipën, Ramë Lahajn e Era Istrefin – përfaqësuesit më të mirë të artit në botë!

11/29/2018 19:14
nga:Natyra

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shpërndarë të enjten në rrjetet sociale një video promovuese për Kosovën, shkruan GazetaBlic.

Videoja tregon disa pjesë të vendit tonë ku shihet zhvillimi ekonomik.

Natyrisht videos nuk mund t’i mungojnë edhe emrat e njohur shqiptarë nga kultura dhe sporti, të cilët kanë arritur majat në arenën ndërkombëtare.

Shikojeni videon:

KJO ESHTE KOSOVA, SOT!

KJO ESHTE KOSOVA, SOT!THIS IS KOSOVO, TODAY!OVO JE KOSOVO, DANAS!Kosova, një shtet që ka histori dhe vizion për të ardhmen!Ju lus ta shpërndani këtë videoRH

Publiée par Ramush Haradinaj sur Jeudi 29 novembre 2018

 

Të tillë janë artistët Dua Lipa, Rita Ora, Ramë Lahaj e Era Istrefi që gjithashtu janë pjesë e insertit.

Nuk ka shumë ditë që Rita ka lansuar albumin e saj të dytë ‘Phoenix‘, po ashtu bukuroshja shqiptare festoj edhe ditëlindjen e saj e cila mbushi 28  vite.

Rita, vitin 2018-të e nisi me koncertin në Prishtinë ku u mirëprit shumë mirë dhe u krijua një atmosferë siç din këngëtarja shqiptare të bëjë.

Po ashtu edhe Dua Lipa ishte ajo e cila mbajti koncertin në Sunnyhillfestival.

Vit jashtëzakonisht i suksesshëm ky ishte edhe për Era Istrefin, e cila i ka bërë krenarë shqiptarët këtë vit duke performuar në finalen e Kampionatit Botëror, të mbajtur më 15 korrik, si interpretuesja e këngës përcjellëse ‘Live it up‘, së bashku me Will Smith dhe Nicky Jam.

Edhe tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Ramë Lahaj, ka numëruar suksese të shumta këtë vit. Ai dha premierën e tij në skenën e Operës Kombëtare të Parisit, gjersa ditë më parë perfomroi në koncertin recital me rastin e 550 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut./GazetaBlic/

12/09/2018 14:37

Rita Ora mahnitëse në Capital’s Jingle Bell!