Lajme

Kjo është kërkesa e Haradinajt për deputetët lidhur me platformën shtetërore për dialog!

03/07/2019 11:25
nga:A. R.

Në seancën e jashtëzakonshme, kryeministri Ramush Haradinaj ka kërkuar nga deputetët që t’i thonë qëndrimet e tyre rreth dialogut Kosovë-Serbi, dhe në fund të arrihet një konsensus, shkruan Gazeta Blic.

Ai ka thënë që deputetët janë të zgjedhurit e popullit, prandaj duhet të kontribuojnë dhe të diskutojnë rreth platformës shtetërore për dialog.

“Kërkoj nga deputetët që t’i thonë qëndrimet e tyre, dhe në fund të arrihet një konsensus sepse i është dhënë mundësia që të mbrohet territori i Kosovës. Sot duhet të kontribuojnë të gjithë deputetët. Diskutimet do të ishin ndihmesë e madhe, jeni deputet të zgjedhur nga populli shfrytëzoni mundësinë dhe jepni kontributin tuaj  për këto dy çështje. Kërkoj të fillohet diskutimi, ndërsa çështja e votimit është ndryshe dhe ajo i takon pushtetit”, tha Haradinaj, raporton Gazeta Blic.

 

Seanca e jashtëzakonshme është thirrur nga kryeministri Ramush Haradinaj. Në rend të ditës janë dy pika, shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-145 për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit shtetëror të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë. Dhe shqyrtimi i Platformës për dialogun mbi Marrëveshjen përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë./Gazeta Blic./

 

Seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës

Publiée par GazetaBlic sur Jeudi 7 mars 2019

 

 

05/25/2019 23:51

Tuchel ka një mesazh për lojtarët e tij – Ja çfarë thotë ai