Lajme

Kjo është historia e fotografisë së publikuar sot nga Flora Brovina

05/16/2019 21:24
nga:Gazeta Blic

Deputetja e PDK-së në seancën e thirrur nga shefi i saj, Kadri Veseli, publikoi një fototgrafi të një vajze që po dhunohej nga disa ushtarë. Tha se vajza është kosovare, ndërsa ishte dhunuar nga forcat serbe.

Rreth 20 mijë gra kosovare janë dhunuar nga serbët, por duket se Brovina nuk e ka ilustruar me një fotografi të duhur krimin nga forcat serbe.

Fotografia e njëjta me vite të tëra qarkullon në media botërore dhe në sajte pornorgrafike.

Me kërkimet në Google, del që fotografia e publikuar sot nga deputetja e PDK-së, është përdorë më herët nga iranianët për propagandër kundër ushtarëve amerikanë.

Sajte iraniane e kanë publikuar këtë fotografi që nga viti 2004, duke akuzuar ushtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Fotografitë gjenden në një sajt pornografik.

Ndryshe, sot në Kuvend, Brovina ka publikuar fotografi ku shihet një vajzë, duke thënë se e ka marrë lejen nga vajza dhe familja e saj.

“Po sigurisht. Prej nënës kam marrë leje. Kam marrë leje edhe nga vetë personi“, ka thënë sot Brovina nga Kuvendi në emisionin Frontal të T7.

Publikimi i kësaj fotografie ka nxitur reagime nga shoqëria civile, deputetë, e rrjete grave. Ka reaguar edhe presidentja Atifete Jahjaga.