Cult

Kjo është gruaja që i dha mbështetje grave të dhunuara në Kosovë

05/16/2019 22:51
nga:Natyra

Ata që e njohin më afër, dinë për modestinë e Feride Rushitit. Fjalëpak e pa zhurmë,  ajo ka punuar për 20 vite me gratë e dhunuara nga serbët, përgjatë luftës së fundit në Kosovë. Dhe për 20 vite, Feride Rushiti ka dëgjuar me mijëra rrëfime me plot dhimbje, dhe përplot këtyre 20 viteve, ajo ka arritë ti rikthejë në jetë këto gra, të cilat i sigmatizoi për gjithë këto  vite shoqëria, por të njëjtat nuk i përfilli as shteti, shkruan KultPlus.

Me një përkushtim të madh, Feride Rushiti ka kaluar nëpër një rrugë jo të lehtë, e cila është sfiduar edhe me institucionet e Kosovës për të miratuar ligjin për mbrojtjen e viktimave të dhunuara seksualisht përgjatë luftës.

Pikërisht për këtë angazhim, Feride Rushiti ka marë edhe cmimin si grua e guximshme nga Departamenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, cmim ky i cili i është dhënë nga Melania Trump.

Për rrugëtimin dhe vështirësitë e Feride Rushitit, mund ta lexoni edhe intervistën e saj të dhënë më herët pikërisht për KultPlu

05/27/2019 14:03

A do ta shpërndajë Ilir Meta Parlamentin?