Sporti

Kjo është gjyqtarja që do ta ndaj drejtësinë në takimin e Superkupës ndërmjet Liverpoolit dhe Chelseas

08/14/2019 12:17
nga:Ideal

Sonte me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet ndeshja e Superkupës së Evropës ndërmjet Liverpoolit dhe Chelseas.

Skuadra e Klopp arriti që ta fitojë Ligën e Kampionëve pasi mposhti me mjaft lehtësi skuadrën e Tottenhamit, ndërkaq djelmoshat e Sarrit fituan trofeun e Ligës së Evropës, dhe tani të dy ekipet do të takohen në Stamboll për Superkupën e Evropës, shkruan GazetaBlic.

Ndërkaq e veçanta e gjithë kësaj është se në derbin e skuadrave angleze drejtësinë do ta ndajë gjyqtarja, Frappart S.

“Jam shumë e lumtur. Ishte surprizë, sepse nuk e mendoja se do të drejtoja Superkupën e Evropës. Është një nder i madh. Shpresoj që shembulli im t’u shërbejë të gjitha arbitrave femra dhe të gjitha vajzave që aspirojnë ta bëjnë këtë punë”, ka thënë Frappart.

Kujtojmë se skuadra e Klopp e ka fituar 3 herë këtë trofe në histori në vitet 1977, 2001 dhe 2005, ndërsa Chelsea e ka fituar një herë në vitin 1998.

/GazetaBlic/