Sporti

Kjo është gjendja shëndetësore e Fergusonit

05/10/2018 08:53
nga:Lorik J

Sir Alex Ferguson nuk është më në kujdes intensiv pas operacionit që kishte për një hemorragji të trurit, njofton klubi i Manchester United.

76-vjeçari me sukses iu nënshtrua një operacioni emergjent të shtunën në Salford Royal Hospital, ku ai vazhdon të qëndrojë, shkruan GazetaBlic

Në një deklaratë të mërkurën mbrëma, United shkroi:

“Sir Alex Ferguson nuk ka më nevojë për kujdes intensiv dhe do të vazhdojë rehabilitimin si një pacient”.

Ata shtuan se familja e Fergusonit është “e mbingarkuar” nga mesazhet e përkrahjes dhe inkurajimit që nga fundjava.

Ferguson është trajerni më i suksesshëm në historinë e Manchester United, pasi ka fituar 13 Premier League dhe dy Kupat Evropiane së bashku me një mori trofeesh gjatë 27 viteve të tij te “Djajtë e Kuq”.

/GazetaBlic/

12/13/2018 16:49

Mjekët ia ndalojnë Fergusonit ndeshjet e Manchester United