Ka përfunduar ndeshja e fundit e xhiros së dytë në Superligën e Kosovës në futboll.
Ndeshja e sotme mes Dukagjinit dhe Drenicës ishte ndeshja e fundit e kësaj xhiro.
Drenica arriti fitoren e parë në edicion duke mposhtur Dukagjinin me rezultat 1-2, përcjell GazetaBlic Sport.
Mysafirët fituan me golat e Meziut dhe Qaqit, kurse për vendasit shënoi Dallku.
Pas xhiros së dytë në tabelën e Superligës prinë Malisheva me 4 pikë e ndjekur nga Drenica, Ballkani, Drita dhe Gjilani që kanë po aq pikë.

/GazetaBlic Sport/


