Lajme

Kjo është “formula” e Besnik Bislimit, për “mrekullinë” e uljes së papunësisë në Kosovë

05/08/2020 00:34
nga:Gazeta Blic

Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, në Interaktiv të KTV-së ka komentuar deklaratën e tij për ulje të papunësisë e që u prit me shumë bujë nga rivalët politikë.

Ai ka thënë se kritikat për deklaratën e tij ishin të pakuptimta.

“Gjithkund në botë matet papunësia me të njëjtën formulë. Ajo që ka ndodhur në muajin mars është se kemi 11 mijë e 200 të punësuar të regjistruar për herë të parë e janë pajisur me kontrata njëvjeçare. Me automatizëm klasifikohen në listën e të punësuarve. Nëse kanë qenë në të papunëve, ajo ulet automatikisht. Ne s’kemi thënë se kemi ulur papunësinë. Ajo bie në tri forma: Duke hapur vende pune; Duke e përzënë popullin siç ka bërë Isa Mustafa dhe duke formalizuar ekonominë”, ka deklaruar Bislimi.

Bislimi ka thënë se në Kosovë, në këtë kohë pandemie, Qeveria ka bërë vetëm formalizim të ekonomisë.

Ai ka treguar se deri tash janë regjistruar 11200 punëtorë që s’kanë qenë të regjistruar më herët si të punësuar, ndërsa 1300 janë lajmëruar që kanë mbetur pa punë.

Bislimi ka shtuar se Qeveria ka pritur që formalizimi të arrijë në 16 mijë persona.

“Jemi te 11-mijëshi. Para ka për 15-mijë deri 16 mijë vetë. Mund ta shtojmë këtë pako vetëm të formalizohet. Formalizimi rrit konkurrencën lojale. Nga asnjë ekspert s’kam marrë kritika”, ka shtuar ai teksa ka deklaruar se “është turp nëse në kohën kur shteti dëmtohet me 500 milionë euro, të mos shfrytëzojë diçka për të përmirësuar gjendjen duke formalizuar ekonominë”.

Deputeti i LDK-së: Nëse Kushtetuesja vendos në favor të VV’së, në Kosovë duhet të shpallet vdekja e demokracisë

05/07/2020 23:53

Besnik Bislimi për vdekjen tragjike të 26-vjeçarit nga Gjilani: Gjërat do të dalin në dritë, Vitia s’ka fije përgjegjësie