Lajme

Kjo është dita dhe ora kur do të hedhet në votim Qeveria Kurti

01/30/2020 18:49
nga:B. D

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albin Kurti, gjatë ditës së sotme i ka kërkuar Kuvendit të Kosovës që të caktohet seanca për të hedhur në votim Qeverinë në krye me Kurtin, shkruan GazetaBlic.

Kurti ka kërkuar që seanca të caktohet për datën 3 shkurt (e hënë), në ora 11:00.

“Në përputhje me dekretin nr.05-2020, i datës 20.01.2020, të Presidentit të Republikës së Kosovës, neni 95 paragrafi 2, neni 67 paragrafi 7 pika 2, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe lidhur me nenin 29 paragrafi 2, neni 16 paragrafi 1, të Rregullores së punës së Kuvendit, kërkoj nga ju caktimin e seancës për votimin e përbërjes së Qeverisë së Republikës së Kosovës, me datë 03.02.2020, në ora 11:00”, thuhet në kërkesën e Kurtit.

Kuvendi i Kosovës ka thirrur kryesinë e Kuvendit për ditën e nesërme (e premte) në ora 09:00, ku në rend dite është: Kërkesa e kandidatit për Kryeministër, Albin Kurti, për thirrjen e seancës plenare të Kuvendit për votimin e përbërjes së Qeverisë së Republikës së Kosovës.

05/24/2020 10:09

Kurti: Sot jeni privuar nga lutjet në xhami, ky mëngjes feste është më ndryshe!