Sporti

Kjo është deklarata interesante e selektorit të Gjibraltarit, pas humbjes nga Kosova

10/10/2019 22:17
nga:M K

Kosova e ka mposhtur Gjibraltarin me rezultat 1-0, për të regjistruar fitore në miqësoren e sotme, e që do të jetë tejet e vlefshme sa i përket aspektit psiqik, para ndeshjes me Malin e Zi.

Florent Hasani e realizoi golin e vetëm në sfidën ku luajtën shumica e lojtarëve që nuk kanë pasur shumë minuta në eliminatore, shkruan GazetaBlic.

Ndoshta mosprezenca e lojtarëve kryesorë ndikoi që rezultati të jetë minimal, rezultat me të cilin u nda i kënaqur selektori i kombëtares mysafire:

“Ka qenë kohë e shkurtër e përgatitjes dhe kemi pasur pengesa në realizimin taktik të lojës, por them se loja prapë me ka pëlqyer, pasi qëllimi ynë ka qenë të mbyllemi sa më mirë. Kosova ka lojtarë shumë të mirë fizikisht të fortë që luajnë në kampionate të forta dhe unë kam simpati ndaj lojtarëve të Kosovës, por nuk e di nëse do të mund të kualifikohet apo jo në evropian”, ka thënë Wink.

/GazetaBlic/

10/21/2019 11:11

Detyra speciale e Richard Grenell në Kosovë