Sporti

Kjo është deklarata e Zidanes pas barazimit me Betisin

11/02/2019 23:30
nga:M K

Ka përfunduar me barazim dueli i vetëm i Primera Divisionit Spanjoll, Real Madrid – Betis.

Galaktikët s’e shfrytëzuan fare mundësinë e kalimit në vendin e parë, pas humbjes së Barcelonas nga Levante, shkruan GazetaBlic.

Kështu, skuadra mbretërore barazon numrin e pikëve të arkëtuara, po aq sa katalunasit, por për shkak të golaverazhit qëndrojnë në pozitën e dytë.

Ndërkaq, trajneri i “Los Blancos”, Zinedine Zidane ka folur rreth këtij barazimi, duke u shprehur i kënaqur me lojën, por jo edhe me konkretizimin.

“Luajtëm mirë. Ajo është pjesa më e rëndësishme. Mënyra sesi jemi angazhuar, tregoi shumëçka. Intensiteti i lojës ishte perfekt, na mungoi vetëm konkretizimi brenda zonës, për të cilën gjë do të punojmë edhe më shumë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic/

02/06/2020 22:35

Zidane: S’ishte faji i mbrojtjes që pranuam 4 gola, por i gjithë skuadrës