Sporti

Kjo është deklarata e trajnerit të Çekisë pas ndeshjes me Kosovën

09/07/2019 18:15
nga:M K

Selektori i Kombëtares së Çekisë, Jaroslav Silhavy, nuk ka kursyer lëvdatat për kombëtaren Dardane.

Kosova ka arritur që të shënojë fitore me rezultatin 2:1, në stadiumin ‘ Fadil Vokrri’, për të bërë një hap të madh drejtë Euro 2020.

Pas kësaj ndeshje, Silhavy ka uruar kombëtaren e Kosovës, duke thënë se po bëjnë historinë.

Ai beson se kombëtarja e tij luajti mirë, por Dardanët konkretizuan.

“Një humbje jo e lehtë për ne. Luajtëm mirë e dhamë maksimumin gjatë gjithë kohës. Gabimet tona ndikuan në rezultat dhe duhet të ua urojmë fitoren. Ndoshta ndeshjet të cilat i kemi zhvilluar në shtëpi, kemi menduar që do të shkojmë përpara. Unë edhe më herët e ceka, ishte një ndeshje e ashpër dhe në fund humbëm. E shënuam një gol mjaftë herët, mirëpo kur na barazuan, ata filluan t’i shpejtoni sulmet. Fati nuk e deshi që Patrik Schick të mos shënoj edhe golin e dytë, po të shënonte ai gjërat normalisht që do të ishin ndryshe” tha pas ndeshjes trajneri çek: ka thënë fillimisht trajneri.

“Kosova është duke krijuar një histori, është e dukshme që të gjithë djelmoshat e përfaqësueses së Kosovës janë lojtarë që luajnë jashtë vendit dhe mjafton kur e shikojmë që gjestet në fushë të Muriqit tregojnë se më të vërtet kjo është një kombëtare në ngritje, po bënë histori. Nuk duhet të themi një shtet i vogël dhe me thënë se nuk ka ekip të madh, ka ekip të madh dhe po bënë histori”, shtoi tutje selektori çek.

Kosova ndeshjen e radhës e luan kundër Anglisë, kurse Çekia ka përballë Malin e Zi.

09/18/2019 22:41

Çmenden serbët – Sportistët kosovarë ngrisin flamurin kombëtar dhe atë shtetëror në mes të Serbisë