Sporti

Kjo është deklarata e Southgate pas humbjes nga Çekia

10/11/2019 23:37
nga:M K

Anglia i ka thyer zemrat e tifozëve kosovarë pas humbjes nga Çekia me rezultat 2-1.

Kjo fitore minimale e vendasve, por e mjaftueshme, do t’u ndihmojë jashtëzakonisht shumë çekëve në vazhdim të fazës së grupeve, shkruan GazetaBlic.

Pas ndeshjes, selektori i “Tre Luanëve”, Gareth Southgate, e pranoi se skuadra e tij nuk e meritoi fitoren:

“Performanca jonë nuk ishte e mirë sa duhej, është kaq e thjesht. Golat që pranuam janë tipike si shanset që humbëm. Duhet të pranojmë se si grup nuk kemi luajtur shumë mirë. Tentuam të ndryshojmë formën që nuk po funksiononte, e filluam pjesën e dytë shumë më mirë dhe patëm raste të mira për ta fituar këtë ndeshje, por nuk ia dolëm”, ka thënë Southgate

Tani në krye të Grupin A janë Anglia e Çekia me nga 12 pikë, derisa Kosova ka tetë pikë me tre ndeshje deri në fund, kurse nga dy nga këto tre i ka pikërisht përballë kombëtareve të lartëcekura.

/GazetaBlic/

11/18/2019 19:43

Eliot Engel: Këtë përbërje duhet ta ketë Qeveria e re e Kosovës. Paralajmëron rrezik nëse ndodh prekja e kufijve