Sporti

Kjo është deklarata e papritur e Zidane pas humbjes nga Villarreal

01/13/2018 18:59
nga:Lorik J

Zinedine Zidane është paraqitur në konferencën për shtyp pas humbjes së Real Madrid nga Villarreali në ‘Santiago Bernabeu’, me rezultat 0-1.

“Është e vështirë për lojtarët, pasi topi nuk po dëshiron të hyjë në rrjetë. Mendoj se nuk e merituam këtë. Ne bëmë një ndeshje të mirë”, ka deklaruar fillimisht Zidane, përcjell lajmi.net.

“Kemi mungesë të suksesit. Kur keni shanse, duhen shfrytëzuar”.

“Është diçka që nuk e meritojmë. Ne nuk do të dorëzohemi, duhet të vazhdojmë të punojmë. Unë nuk dua të heq dorë, lojtarët aq më pak”, ka shtuar Zidane.

07/17/2018 18:31

Reali ka gati 200 milionë euro për dyshen e Chelseat