Sporti

Kjo është deklarata e Jurgen Klopp pas fitores fenomenale ndaj Salzburg

12/10/2019 22:40
nga:M K

Liverpooli mposhti Salzburgun me rezultat të pastër 0-2 ndaj Salzburgut, duke shënuar kështu fitoren më të rëndësishme të fazës së parë.

Mane e Salah mjaftuan për tri pikë dhe vendin e parë në grup, për të pritur kështu kundërshtarin në raundin tjetër, e që do të jetë i pozitës së dytë, shkruan GazetaBlic.

Pas ndeshjes, Klopp u shpreh i kënaqur me paraqitjen e të besuarve të tij, teksa shtoi faktin se meritojnë duatrokitje për atë çka djelmoshat dhanë në fushë:

“Çfarë ekipi, çfarë angazhimi nga Salzburgu. Ishte një ndeshje e vështirë, por u kundërpërgjigjëm mirë. Djemtë meritojnë lëvdata për atë çka treguan. Megjithatë vendasit na futën në vështirësi. Në pjesën e dytë u ndalën, pasi e kishin të vështirë ta mbanin të njëjtin intensitet. Pastaj erdhën golat tanë dhe siguruam vendin e parë. Jam shumë i kënaqur”, përfundoi tekniku gjerman.

/GazetaBlic/

03/27/2020 16:45

Jurgen Klopp: Nuk mund t’i mbaja lotët