Sporti

Kjo është deklarata e Bernard Challandes pas fitores ndaj Gjibraltarit

10/10/2019 20:14
nga:M K

Kosova e ka mposhtur Gjibraltarin me rezultat 1-0, për të regjistruar fitore në miqësoren e sotme, e që do të jetë tejet e vlefshme sa i përket aspektit psiqik, para ndeshjes me Malin e Zi.

Golin e vetëm e realizoi anëtari i Diosgyorit, Florent Hasani, në minutën e 69-të, shkruan GazetaBlic.

Pas ndeshjes u prononcua edhe selektori Challandes, që deklaroi se priti një lojë të tillë:

“Nuk mund të them se jam i kënaqur. E kam ditur që kundërshtari është defansiv. Ishte një lojë e veçantë, një tempo e mirë, pasi kemi ndryshuar shume përgjatë rrjedhës së lojës, por kemi dështuar në pasimin e fundit, harkimin apo goditjen e fundit. Kemi luajtur një ndeshje të mirë, prandaj edhe nuk jam i shqetësuar. Në përgjithësi, ne është dashur te kemi kujdes dhe mos të sulmojmë me dhjetë lojtarë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic/

10/21/2019 11:11

Detyra speciale e Richard Grenell në Kosovë