Cool

Kjo është arsyeja pse ju del shpejt boja e flokëve

02/13/2018 20:00
nga:Fatjona Mani

Një stilist i famshëm flokësh ka zbuluar sesa lehtësisht mund t’i dëmtoni flokët duke u hequr atyre bojën.

Guy Tang ka treguar shkaktaren më të madhe të zbehjes së pigmentit dhe ajo është pjastra.

Temperatura e lartë jo vetëm i djeg ato por gjithashtu shkatërron ngjyrën.

Videoja tregon diferencën midis dy pjesëve të ndryshme të flokëve. Në njërën prej tyre ai mban për disa sekonda pjastrën të nxehur maksimalisht. Kontrasti midis të dyja pjesëve është dramatik.

Guy Tang e postoi videon në Instagram për 2.2 milionë ndjekësit e tij.

02/13/2018 17:44

E dini se kimikati i përdorur tek patatet e skuqura i jep fund rënies së flokëve?