Showtime

Kjo është arsyeja e ndarjes së Stresit dhe Keisit?

07/21/2019 15:59
nga:Natyra

Lajmi për divorcin e çiftit të njohur Keisi dhe Stresi ka pushtuar mediat kohët e fundit.

Keisi ka hequr nga bio në Instagram mbiemrin Lushaj dhe madje ka fshirë të gjitha fotot dhe dedikimet që bëri për bashkëshortin e saj Stresi, kur ky ishte në burg.

Ndërsa Stresi vijon me postimet pranë shoqërisë, ose duke bërë punët e shtëpisë, pa Keisin pranë tij.

E ndërkohë që ende nuk e dimë a është i vërtetë lajmi i krizës në martesë, “Panorama Plus” shkruan se ka zbuluar shkakun që çifti i njohur i showbiz-it i dha fund martesës pak para se të bënin dasmën në Santorini.

Sipas tyre, çifti është ndarë për shkak të mosmarrëveshjeve, nisur edhe nga lajmet se në momentin që u kap nga Policia, Stresi ishte në shoqërinë e një femre.

Në intervista të ndryshme Keisi tha se këtë gjë do ta sqaronte me bashkëshortin pasi ai të dilte nga qelia, por siç duket për shkak të kësaj teme kanë nisur edhe problemet mes tyre.

Megjithatë Keisi ende e mban unazën e martesës dhe këtë e ka treguar në Instagram, si për të mohuar gjithçka.