Showtime

Kishin kohë që po prisnin, Roberti dhe Nora japin lajmin e lumtur

10/11/2018 16:49
nga:L I

Ata janë padyshim ndër çiftet më të dashura e të komentuara të showbizz-it shqiptar.

Norën dhe Robertin jo rrallëherë i gjejmë në krye të shkrimeve rozë edhe pse Nora duket se është tërhequr disi e ndërsa Robertin po e shohim çdo javë në skenën e “Dance with me”.

Së fundmi çifti ka ndarë lajmin e shumëpritur me fansat në Instagram.
Nora ka publikuar në Instastory video krah Robertit, ndërsa ky i fundit ka ndarë me ndjekësit në Storyn e tij një tjetër gëzim, të cilin me siguri çifti mezi e kishin pritur.

Ai ka publikuar një foto të dy pasaportave, të vetën dhe të Norës, ku tregon se ata ishin pajisur me pasaportë shqiptare. Tashmë, Roberti dhe Nora janë bërë zyrtarisht shtetas të Republikës së Shqipërisë.