Cool

Kinezët ia ofrojnë 200 mijë vezë Budës që ta mposht koronavirusin

02/19/2020 19:14
nga:N S

Derisa shkenca po bën të pamundurën që të gjejë vaksinën për koronavirusin, një grup turistësh kinez kanë gjetur një “rrugë alternative” e “më të shpejtë” për ta mposhtur atë.

Ndërsa Myanmar inkurajon njerëzit të përtypin piper dhe Indonezia mbrohet me lutje, një grup udhëtarësh kinezë erdhën tek statuja e famshme e Budës në Tajlandë për t’i bërë një ofertë. Ata i ofruan 200,000 vezë për të bërë që koronavirusi të zhduket nga kontinenti i Kinës, sipas Spring News.

Grupi i ofroi mijëra paleta me vezë statujës Luang Por Buddha Sothon, një monument i famshëm i Budës në Wat Sothon Wararam në provincën Chachoengsao me shpresën që shenjtëria e saj do t’iu jepte mëshirë popullit kinez.

Zhang Xiao Zhao, 44 ​​vjeçe, u tha gazetarëve se ai erdhi nga Chengdu me pesë shokë për të bërë ofertën e vezëve.

Ajo pagoi një total prej 400,000 tai bajt (11 mijë euro) për vezët dhe lejen.

Grupi planifikon të dhurojë vezët për njerëzit pas ceremonisë së sotme.