Geek

Kinezët ‘godasin’ Range Rover, vjen kloni i ri

05/09/2018 12:17
nga:M H

Pas prodhuesit kinez Landwind, i cili për nevojat e SUV X7 të vet ka kopjuar dizajnin e modelit Evoque, një kompani tjetre e veturave kineze Zotye po përgatitet të klonojë Range Rover Sport.

Modeli kinez Zotye T800, i cili sipas fotografive të prototipit të maskuar, nuk është asgjë tjetër përveç klonit të Range Rover Sport.

Zotye T800 është ende në fazën e hershme të zhvillimit dhe pritet të debutojë në vitin 2019.

Pritet të ketë motor 1.8 dhe 2.0 litra turbo benzinë dhe agregati më i madh do të prodhojë rreth 190 kuaj fuqi. Zotye T800 në Kinë do të jetë rival i modeleve Toyota Highlander ose SUV Haval H9 dhe Guangzhou Trumpchi GS8.

02/22/2018 09:59

E tepron Morena Taraku! Nuk lë ditë pa ekspozuar makinat luksoze