Lajme

Kim Mehmeti: Në LDK nuk mund të marrin frymë nga “hazirajt”, të ngratit

12/05/2019 20:24
nga:B. D

Shkrimtari dhe publicisti, Kim Mehmeti, në një emision ka thënë se LDK-ja nuk ka bërë asgjë për të mirën e këtij vendi.

Sipas Mehmetit, në LDK nuk mund të marrin frymë nga “hazirajt”, duke aluduar në fuqinë e Lutfi Hazirit dhe disa të tjerëve brenda partisë.

“Këta progresorët e LDK mundohen ta mbajnë dorën në xhep e ta ledhatojnë kokën. Hajde le të del një i LDK dhe të më thotë se çka bën për Kosovën, po flas prej luftës e këndej. O ndërtuan institucione, gjykata, mos dërguan përpara kulturën, arsimin”, ka thënë Mehmeti.

“Ata nuk mund të marrin frymë prej “hazirajve”, të ngratit. Unë aty shoh të rinj të mrekullueshëm. LDK ka përgjegjësi për këtë gjendje në Kosovë”, shtoi ai.

02/05/2018 20:28

Një figurë e njohur sapo tha që demarkacioni kalon