Showtime

Kim Kardashian tregon se si të bëni 200 milionë dollarë

03/06/2018 09:27
nga:L I

Pas një video ku shfaqet duke kryer marrëdhënie seksuale me të dashurin, Kim Kardashian është bërë një prej femrave më të suksesshme në Hollivud.

Ajo krijoi shfaqjen reality shou ‘Keeping Up With The Kardashians’ dhe linjën kozmetike ‘KKW Beauty’ që e kanë ndihmuar të krijojë një pasuri prej 200 milionë dollarësh.

Të hënën, 37-vjeçarja ndau këshilla në një postim në faqen e saj online kimkardashianëest.com.

Është nënë e tre fëmijëve dhe bashkëshortja e Kanye West, ndërsa vijon të marrë vëmendje të madhe me fotografitë që publikon në rrjete sociale. Gjatë setit fotografik për ‘Vogue India’, ajo rrëfeu disa këshilla për të tjerët që lidhen me suksesin dhe pasurinë e saj.

“Nuk ka asnjë recetë të vetme por kam zbuluar se duke iu përmbajtur parimeve më ndihmoi të ndërtoj biznesin dhe të arrij ëndrrat e mia. Nuk ka justifikime për të qenë vonë, për të mos u shfaqur apo përfunduar punën. Çdo njeri ka gjëra të tjera që ndodhin, kështu që nëse angazhoheni për diçka, duhet të jeni në kohë dhe të respektoni”, tha ajo.

Kim Kardashian shtoi rëndësinë e pëlqimit të asaj që bëni.

12/03/2018 13:10

Kim Kardashian me fustan të shkurtër shfaqet mbresëlënëse!