Showtime

Kim Kardashian tregon figurën e përsosur në bikini gjatë pushimeve në resortin luksoz në Meksikë

01/14/2020 21:26
nga:L I

Kim Kardashian ka treguar linjat e saj të përsosura nga pushimet e bëra së fundmi në Meksikë, shkruan GazetaBlic.

Ylli i “Keeping Up With Kardashian” ka shfaqur edhe njëherë format e përsosura që posedon, në bikinit me shkëlqim, duke nxjerrë në pah barkun e sheshtë dhe kthesat trupore.

39 vjeçarja përfitoi nga moti i mirë atje, ndërsa e shfrytëzoi kohën dhe për të bërë pak not.

Por, me një fytyrë me plot grim dhe vathë të rëndomtë, ajo u sigurua të mos hynte shumë thellë. Kim kishte lidhur flokët e saj të gjatë, të shtuara, të cilat arrinin deri tek pjesa e të pasmeve.

Nëna e katër fëmijëve është në pushime me miqt e saj, duke qëndruar në Hotelin luksoz Esperanza, ku në vilën përpara oqeanit nata është 7,000 dollarë.

/GazetaBlic