Showtime

Kim Kardashian dhuron 1 milion dollarë për nënat dhe fëmijët në nevojë këtë periudhë të koronavirusit

03/27/2020 21:51
nga:L I

Kim Kardashian ka bërë një donacion prej një milion dollarësh për nënat dhe fëmijët gjatë kësaj periudhe me koronavirus, shkruan GazetaBlic.

Këtë e ka bërë të ditur vet ylli i Kim Kardashian përmes një postimi të bërë në Instagram ku ka treguar se linja e saj e veshjeve ka bërë një donacion prej një milion dollarësh.

Postimi i plotë:

“Për të mbështetur nënat dhe fëmijët në nevojë gjatë kësaj kohe, unë jam krenare të njoftoj se @SKIMS ka vendosur të dhurojë 1 milion dollarë për familjet e prekura nga COVID-19. Të hënën, ne do të rivendosim koleksionin që filluam së pari dhe duke bërë kështu, do të jemi në gjendje të ndihmojmë në lehtësimin e atyre që preken nga kjo pandemi”, ka shkruar Kim Kardashian.

/GazetaBlic