Sporti

Kika siguron kualifikimin, kompletohen tetë skuadrat çerekfinaliste

12/09/2018 15:42
nga:M K

Tashmë janë kompletuar tetë çerekfinalistët e këtij edicioni në Kupën e Kosovës.

Kualifikimin sot e siguruan, Feronikeli, Ballkani dhe Trepça’89 dhe Kika, shkruan GazetaBlic.

Mitrovicasit e siguruan atë vetëm pas vazhdimeve, ku triumfuan 3-0 përballë Flamurtarit, ani pse ndeshja brenda 90 minutave u mbyll pa gola.

Kika ndërkaq fitoi si vendas ndaj Istogut vetëm pas ekzekutimit të penalltive në një ndeshje tejet interesante.

Tashmë po dihen tetë ekipet që do të luajnë në çerekfinale të sezonit 2018/2019, kurse kundërshtarët do t’i mësojnë të Martën.

Ne do t’iu mbajmë të informuar për çdo ndryshim lidhur me trofeun e dytë për nga rëndësia në futbollin kosovar.

/GazetaBlic/

05/25/2019 15:26

Kush e ka fituar më shumë Kupën e Kosovës që nga viti 1999?