Lajme

Kidnapimi i 11 vjeçarit në Shtime, flet familja

04/09/2018 14:53
nga:A. R.

Një 11 vjeçar nga Shtimja i cili mbrëmë u kidnapua, ka arritur që të largohet nga automjeti i personave të dyshuar.

Sipas raportimeve të policisë në Rajoni e Ferizajt, djali menjëherë pasi ka ikur nga kidnapuesit është paraqitur në stacion policor, pak pas mesnatës, njofton Klan Kosova.

11 vjeçari i quajtur E.T ka folur për Klan Kosovën duke thënë se dje rreth orës 19:30 ka qenë me një të afërm duke shëtitur në rrugën “14 nëntori” në Shtime.

Ai ka thënë se personat e panjohur e kanë dërguar te një shtëpi e braktisur por meqë ka qenë errësirë nuk di të shkojë te vendi i ngjarjes.

Ndërsa babai i djalit A.T ka thënë se kjo është hera e parë që i ka ndodhur diçka e tillë në familje.
“Djali ka ankthe dhe se është i tmerruar me atë që i ndodhi”, është shprehur ai për Klan Kosovën.

12/03/2019 15:34

Humbi gjithë familjen nën rrënojat e tërmetit, Dorian Greku prej 2 muajsh ndodhej në Francë për azil