Showtime

Kida vjen me një ndryshim drastik në pamjen e saj

08/14/2020 17:50
nga:Mergim Rreci

Kida ka bërë një ndryshim drastik në pamje.

Kida ka vendosur ta bëjë një ndryshim të madh në pamje, duke u transformuar tërësisht, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja kësaj radhe vendosi të bëhet bjonde dhe këtë ndryshim e tregoi me anë të disa postimeve në Instagram.

Artistja mezi njihej me dukjen e re, por që edhe këtë herë dukej për mrekulli në imazhet që i ndau me fansat.

Kujtojmë se dy bashkëpunimet me Mozzikun janë projektet e fundit të Kidës, ndërsa po punon për këngë të reja.