Showtime

Kida publikon klipin e ri! E mahnitshme në të bardha

02/22/2018 13:29
nga:A. R.

Orhidea Latifi apo siç njihet për publikun Kida, mbrëmë ka publikuar projektin e ri ‘Ti’, shkruan Gazeta Blic.

Këngë kjo që ka filluar menjëherë të pëlqehet dhe të shpërndahet nga miqtë e saj, megjithatë ajo çka na tërheq vëmendjen gjatë videoklipeve të Kidës, është paraqitja e këngëtares me një stil unik dhe me kreacione të veçanta.

E tillë është edhe në këtë të fundit, që ka të veshur një kostum të bardhë një shami në kokë që është bërë trend e artisteve tona dhe një palë take të markës ‘Versace’.

Ndryshe, “Ti” pritet të ketë suksesin e dëshiruar si të gjitha këngët e tjera të artistes Latifi. /GazetaBlic./

01/19/2020 14:03

Kida nga Parisi, ndihet e bekuar