Showtime

Kida lanson projektin muzikor ‘Edhe sa’, pjesë e tij Kejvina Kthella dhe Arta Elezaj

09/02/2020 00:07
nga:N S

Orhidea Latifi ka ditë që ka paralajmëruar lansimin e projektit të ri.

Kida, këngën e radhës e ka publikuar me një mini-film ku të ftuar janë aktor dhe modele, shkruan GazetaBlic.

‘Edhe sa‘, mban emrin projekti i ri i këngëtares që sapo e ka lansuar. Kënga është ritmike, e aranzhuar nga një numër artistësh.

Tekstin e kësaj kënge e ka shkruar Mozzik, muzikën Mixey dhe Fatjon Miftari. Për veshjen është përkujdesur Diana Qerimi, makijazhin Vesa Gashi.

Si mysafir në klip janë modelja, Kejvina Kthella, aktorja Arta Elezaj e të tjerët.

Këngën mund ta dëgjoni më poshtë:

/GazetaBlic/

10/20/2020 10:55

Arta Elezaj shpenzon mbi 30 mijë euro në orën luksoze