Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj ministrit të brendshëm, Xhelal Sveçla, lidhur me atë se nuk mund t’i bëjë publik tenderat shkaku i Rusisë e Serbisë, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka pyetur se a po e fshehin pasulin e gullashin prej Rusisë.
Ajo i ka thënë ministrit se tenderat po bëhen publikë vetëm pasi po ua japin dostave të tyre dhe ashtu po kuptohet sa të korruptuar janë.
Postimi i saj i plotë:
O Zot i madh!!!
Ministri Sveçla, paska thënë në emision te Jeta Xharra, se nuk mund t’i bëj publik tenderat shkaku i Rusisë e Serbisë.
PASULIN & GULLASHIN po e fshehni prej Rusisë a?
Po ti o zotëri a e din që PASI që t’ia jepni tenderat dostave të juaj, ato bëhen publike? Ashtu edhe e kemi kuptuar sa të korruptuar jeni!
Kontratën e IT-së që ke vendosur t’ia japësh për 15 milionë një kompanie të dyshuar për korrupsion në Shqipëri, s’e ke fshehur nga Serbia, por nga dhjetëra kompani të IT në Kosovë. E ke FSHEHUR, sepse ke ZGJEDHUR ta rrisësh çmimin nga 9 në 15 milionë, duke i zhvatur 6 milionë.
E ky është vetëm NJË nga 270 milionët e juaj ndër tavolinë.
Të KORRUPTUAR jeni e të tillë do t’iu mbajmë mend, sepse nuk ju ka mbetur gjatë.