Zyrtari i LDK-së njëherësh kandidat për deputet nga ky subjekti politik me numër 34, Florian Dushi, ka ardhur në një intervistë ndryshe për dokumentarin ‘Expose’
Dushi tha se është mundur që gjatë gjithë angazhimit të tij, të jetë i kujdeshsëm me fjalën publike.
Dhe krejt kjo vjen pas një këshille që mori shumë herët nga babi i tij, Enver Dushi.
“Ki kujdes shumë nga fjala publike” ishte këshilla që i dha i ati, Florianit, e për të cilën thotë se ai e zbaton me fanatizëm.
“Do të thoja se këshilla e tij kryesore ndërlidhet edhe me profesionin tuaj, për shkak se prindi im, Enver Dushi, ka punuar për rreth 45 vite në ‘Shtypshkronjën e Rilindjes’ , dhe e mbaj mend, më kujtohet shumë herët kur kam patur një deklaratë të shkurtë dhe jo aq të rëndësishme për media diku, ai kishte ruajtur gazetën e printuar në atë kohë, dhe kur u ktheva në shtëpi më tha ‘e pashë një deklaratë e kishe në media’, i thashë ‘po, jo diçka e rëndësishme’. Ai më tha dua të shfrytëzoj rastin me t’a dhënë një këshillë…”Ki kujdes shumë nga fjala publike” sepse fjala publike është diçka që dikush edhe mbas 20-30 apo 50 viteve t’a përplas për fytyre…. Prandaj edhe i’u kam përmbajtë asaj këshille” tha Dushi për dokumentarin “Expose”.
Për shkak të angazhimit të tij politik, disa-vjeçar, Dushi na tregoi se është atakuar edhe familja e tij.
Ai tha se kjo vjen nga militantë partiakë e kryesisht të partisë në pushtet.
“Eshtë e ulët të atakohesh për punën që bën, është një temë jashtëzakonisht e ndjeshme dhe unë tani vonë kam patur një rast, ku militantë partiakë, të partive të ndryshme dhe veçanarisht tani së fundmi të partisë në pushtet që duket se janë të nxitur dhe të trajnuar për të bërë gjëra të tilla, familje bëhen pjesë padashje e rrjeteve tona sociale….fyejnë ofendonjë, ndërkohë që e thashë unë se fëmijët e mi janë të rritur, bashkëshortja apo nëna hyjnë dhe shohin në rrjetet sociale dhe ndoshta i bëjnë me u ndje keq. Në plot raste ata e marrin si detyrë partiake por në anën tjetër lëndojnë shumë njerëz”
Florian Dushi na flet me shumë nostalgji edhe për jetën studentore .
Ai tha se ka patur rezultate shumë të mira si në studimet themelore ashtu edhe në studimet master.
Dushi na tregon se a ua sygjeron edhe fëmijëve të ndjekin shkollimin dhe profesionin e tij.
“Asgjë e jashtëzakonshme, ndoshta unë e kam patur më të lehtë dhe më të thjeshtë sepse kam jetu në Prishtinë, fakultetin e kam pas shumë afër, madje edhe afër shtëpisë. Kam kaluar mirë me të gjithë profesorët, s’ma ka bërë kurrë asnjë profesor prej inati, nuk ma ka bërë asnjë profesor të padrejtë. Kam patur një rezultat relativisht të mirë edhe në studimet themelore edhe në studimet master” tha Dushi për dokumentarin ‘Expose’ raporton “Gazeta Blic”.