Sporti

Khedira vendos për të ardhmen e tij

05/29/2020 17:17
nga:Mergim Rreci

Sami Khedira shuan zërat e merkatos rreth tij duke premtuar besnikëri ndaj Juventusit.

Mesfushori gjerman i cili ka kontratë deri në vitin 2021 prej kohësh pëlqehet nga disa ekipe në Premier League por edhe nga Major League Soccer apo klubet kineze por së fundmi ai zotohet të respektojë kontratën me “Zonjën e Vjetër”, përcjell GazetaBlic.

Khedira siguroi se ndihet shumë mire në Itali dhe se ka ende shumë uri për të fituar trofe prandaj nuk shikon arsye që të largohet nga Juventusi.

33-vjeçari ka patur disa probleme fizike këtë sezon që e kanë penguar të japë më të mirën por gjithsesi mesfushori vlerësohet shumë nga Sarri i cili shpesh e ka theksuar mungesën e tij në skuadër.