Lajme

KFOR-i shpërthen mjetin e dyshimtë tek Spitali i Pejës, ishte pajisje gjeodezike

05/16/2018 16:45
nga:M H

Njësitet e dominimit të KFOR-it kanë arritur të shpërthejnë mjetin e dyshimtë të hasur në një lokacion në Spitalin e Pejës.

Megjithatë Klan Kosova raporton se mjeti i dyshimtë nuk ka dalur të jetë bombë por pajisje gjeodezike.

Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosova, Zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Xhevat Ibra.

Stafi i spitalit të Pejës, i është rikthyer punës, njofton Klan Kosova.

Ndërkaq, orë më parë të gjitha vizitat e parapara tek pacientët në Repartin Kururgjik e Pediatrik në Spitalin e Pejës, ishin ndërprerë.

Kjo për shkak të gjendjes së krijuar pas raportimeve se në këtë zonë ka një pako e dyshimtë ndërsa hetimet janë duke vazhduar në verifikimin e saj, njofton Klan Kosova.

Këtë e kanë konfirmuar zyrtarë nga Spitali i përgjithshëm i Pejës përmes një njoftimi të lëshuar, ndërsa theksohet që pacientët të mos kenë panik:

”Spitali i Përgjithshëm në Pejë njofton se askush nuk ka nevojë të shqetësohet për pacientët ngase ata po trajtohen dhe janë marrë masa që kujdesi ndaj tyre të bëhet edhe pas evakuimit”.

05/16/2018 14:43

Flet drejtori i Spitalit të Pejës, sqaron mjetin e dyshimtë në oborr