KFOR ka publikuar fotografi nga patrullimet e ushtarëve turq në kufi me Serbinë.
Në njoftim thuhet se këto janë aktivitete të përditshme, teksa vlerësohet kontributi i tyre në stabilitetin rajonal.
“Ushtarët turq të Batalionit të Forcës Rezervë Operative (ORF), që janë pjesë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, vazhdojnë aktivitetet e tyre të përditshme përgjatë Vijës Administrative Kufitare (ABL) dhe në gjithë territorin e Kosovës. Ata kryejnë patrullime për të siguruar një prani të dukshme në terren, duke rritur vëzhgimin dhe njohjen e situatës. Me profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre, ata kontribuojnë në stabilitetin rajonal dhe luajnë një rol të rëndësishëm në misionin e KFOR-it për të garantuar një ambient të qetë dhe të sigurtë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftim.


