Sporti

Keylor Navas: Ky është kushti i vetëm që më largon nga Reali

12/04/2017 23:00
nga:E.A

Portieri i Real Madridit, Keylor Navas, ka deklaruar se do të largohet nga Reali vetëm nëse i ofrohet kontrata e njëjtë që e ka me gjigantin spanjoll.

Real Madridi në tri vitet e fundit, është duke u interesuar jashtëzakonisht shumë në portierin e Manchester United, David De Gea, por pa ndonjë rezultat të arritur.

Por, çdo lëvizje e mundshme në këtë drejtim mund të bllokohet nga Keylor Navas, i cili do të duhet të largohej nga klubi.

‘Diario Gol’, raporton se Navas ka paralajmëruar ‘Los Blancos’ se do të largohet vetëm nëse i ofrohet kontrata e njëjtë.

12/10/2017 11:17

Ronaldo zbulon fjalët që i tha djali i tij pasi fitoi ‘Topin e Artë’: Do të bëhem më i mirë se ti