Sporti

Këtu mund t’i bleni biletat për ndeshjet e Kosovës, mësoni edhe çmimet finale të tyre

03/07/2019 23:36
nga:M K

Kosova në muajin Mars do t’i zhvillojë dy ndeshje, të dyjat si vendas, derisa njëra prej tyre është e karakterit miqësor.

Fillimisht me datën 21, në stadiumin “Fadil Vokrri” do të zbarkojë kombëtarja tejet e fortë e Danimarkës, e cila së fundi ishte pjesë edhe e kampionatit botëror RUSI2018, shkruan GazetaBlic.

Katër ditë më pas vjen edhe dueli i shumëpritur, ku për herë të parë Kosova do të luajë në kualifikime klasike për Evropian, duke mos llogaritur Ligën e Kombeve.

Përballë do ta ketë Bullgarinë, me shpresën se fitorja e “verdhë e kaltërve” do të jetë rezultati final i kësaj sfide.

Nga nesër dalin në shitje edhe biletat, ndërsa ato mund t’i bleni online në linkun e mëposhtëm.

https://tiks.app/?fbclid=IwAR1NUXFSafVYbZO4RWmp1MCE9pKFK8a2diEv4-Fvtorkdg8QiqRPkmt6gCI

Çmimet e biletave janë si vijon:

VIP – 80 €

-P2, P3, P4 – 20 €

-P1, P5 – 15 €

-L2, L3 – 15 €

-L1, L4 – 10 €

-V1, V2, V3 – 5 €

-J1, J2, J3 – 5 €

/GazetaBlic/

03/23/2019 12:04

Juventusi e gjen zëvendësuesin e Allegrit, një super-trajneri në stolin e “Zonjës së Vjetër”