Cool

Ketrin që ia vidhte drithërat, fermeri e lidhi për shishen e birrës dhe e rrahu me shkop

06/07/2018 10:24
nga:F.B

Fermeri i paemëruar nga Kina, e ka lidhur një ketër për shishen e birrës dhe e ka rrahur me shkop, si ndëshkim që ia vidhte drithërat.

Ky veprim ka ngjallur reagimin e mbrojtësve të të drejtave të kafshëve, që kërkuar të identifikohet ky njeri dhe të dënohet për veprimin e ekzagjeruar.

“Pse po vjedhë te unë, kur nuk kam drithëra as për vete. Shko vjedh të kushërinjtë e mi të pasur”, dëgjohet duke thënë ai në sfond.

Ende nuk është bërë e ditur nëse ai vuan nga ndonjë çrregullim mendor, teksa videoja është shpërndarë më mijëra herë, prej se është postuar gjatë fillimit të muajit.

 

08/10/2018 15:20

Ia ndërroi baterinë në një punëtori të pa licencuar, iPhone 6 i eksplodoi para fytyrës