Ministria e Financave ka njoftuar qytetarët se do të bëjnë subvencionimin e energjisë elektrike për familjet me asistencë sociale, familjet e dëshmorëve të UÇK-së, familjet e viktimave civile, familjet e të zhdukurve, invalidët e luftës, personat e verbër dhe për personat Paraplegjikë dhe Tetraplegjikë.
Kjo bazuar në një vendim të Qeverisë të marrë me 23 dhjetor të këtij viti.
Subvencionimi i energjisë elektrike, sipas ligjeve në fuqi, do të bëhet për vitin 2021, edhe atë për aq muaj sa shfrytëzuesi ka përfituar nga skema/pensioni përkatës.
Njoftimi i plotë:
MSH thirrje qytetarëve: Planifikoni më herët blerjet që të shmangni grumbullimet e panevojshme