Fit&Sexy

Këto janë ushqimet më të mira me të cilat mund ta nisni ditën

10/23/2022 07:07
nga:G C

Vezët janë një zgjedhje e thjeshtë dhe shumë e shëndetshme për mëngjes.

Ato janë një burim i shkëlqyer i proteinave, i cili ndihmon në mbështetjen e sintezës së muskujve. Meqenëse proteina merr pak kohë për t’u tretur, ajo gjithashtu ju ndihmon të ndiheni të ngopur.

Në një studim, njerëzit që u dhanë vezë dhe bukë të thekur për mëngjes raportuan dukshëm më pak uri sesa atyre që u dhanë drithëra dhe ushqime të tjera.

Kosi grek është poashtu një opsion i shkëlqyeshëm nëse jeni duke kërkuar për një mëngjes të shpejtë.

Përveç ujit, kafeja është pija më e njohur në botë, përafërsisht 85 përqind  pinë kafe rregullisht, shkruan Healthline, transmeton Klankosova.tv.

Manaferrat, boronicat, mjedrat, luleshtrydhet janë të shijshme dhe të mbushura me antioksidantë, prandaj si të tilla preferohet që të hahen në mëngjes.

Edhe gjiza është një artikull fantastik i mëngjesit me proteina të larta. Një mëngjes i pasur me proteina lidhet me ngopjen më të madhe dhe uljen e urisë. Një studim zbuloi se gjiza është po aq e shëndetshme sa veza.

Nëse nuk dëshironi një vakt të plotë, por doni të hani diçka, atëherë duhet të provoni frutat. Fibrat në fruta ndihmojnë në ngadalësimin e përthithjes së sheqernave nga trupi juaj, duke ju dhënë një burim të qëndrueshëm energjie.