Lajme

Këto janë tri drejtoritë e AAK-së në Prizren- Në krye të tyre do të jenë tri gra (emrat)

01/11/2022 12:50
nga:Gazeta Blic

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka vendosur që tri gra t’i emëroj për drejtorë komuna.

Gazeta Blic merr vesh se Ramize Sinanaj- Shala, do të drejtoj Drejtorinë për Emergjencë edhe Siguri

Vjollca Kabashi do ta drejtoj Drejtorinë për Mirëqenie Sociale, derisa Berbuqe Berisha, do ta drejtoj Drejtorinë e Shendetësisë.

Gazeta Blic dje ka raportuar edhe për 4 drejorët e propozuar nga PDK.

Çel Lama do të jetë drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike.

Ish- deputetja Luljeta Veseli Gutaj do të jetë drejtoreshë e Arsimit, derisa Adem Morina do ta drejtoj Drejtorinë për Kulturë dhe Sport, raporton Gazeta Blic.

Ndërkaq, Behxhet Bytyqi do ta drejtoj Drejtorinë e Bujqësisë.

Sipas burimeve të Gazeta Blic për këta emra ka vendosur dje Kryesia e PDK-së, ndërsa sot pritet të zyrtarizohen.

Gjatë ditës kreu i Prizrenit, Shaqir Totaj e kishte emëruar Kujtim Gashin nënkryetar të Komunës.

Gazeta Blic ka raportuar të hënën edhe për tre drejtorët nga Nisma Socialdemokrate.

“Lirie Xhemaj- Bytyqi do të jetë në drejtorin e Zhvillimti Ekonomik dhe Turizëm. Pranverim Berisha, Drejtoria e Urbanizmit si dhe Edin Shehu në Drejtorinë e Administratës. Këta tre emra ka kohë që i janë dorëzuar kryetarit Shaqir Totaj, por nuk e di se pse emërimi nuk po ndodh ose kur do të ndodh”, ka thënë një burim i Gazeta Blic nga Nisma.

Këta janë disa nga drejtorët komunal në Prizren, të propozuar nga PDK (emrat)