Showtime

Këto janë top tri këngët që mund ta fitojnë “Eurovisionin 2018”, kryeson ‘bullafiqja e zjarrtë’ e Izraelit

04/04/2018 18:27
nga:F.B

Edicioni i 63-të i Festivalit të Këngës Eurovizion 2018 pritet të filloi me 5 maj të këtij viti atëherë kur edhe do të mbahet nata e parë gjysmë-finale, shkruan GazetaBlic.

Sido që të jetë, shumë kohë më parë janë bërë të ditura këngët pjesëmarrëse të të gjitha shteteve që do të jenë prezentë në këtë festival, përfshirë këtu edhe shtetin shqiptar që do të përfaqësohet nga Eugent Bushpepa me këngën “Mall”.

Vitin e kaluar fituese e këtij festivali ishte Portugalia me këngën “Amar pelos dois”, që u realizua nga Salvador Sobral dhe që kënga ishte shkruar nga motra e tij Luiza Sobral.

E këtë vit siç duket konkurrenca mes shteteve pjesëmarrëse është rritur goxha shumë pasi shumë shtet pritet të përfaqësohen nga artistë të rinj në moshë.

GazetaBlic” sot ka eksploruar në vazhdimësi në YouTube dhe shumë faqe botërore rreth parapëlqimeve dhe komenteve të shumta nga audienca të ndryshme dhe ka ardhur në përfundim që  këto tri këngë që do t’u paraqesim në vazhdim janë më të parapëlqyerat nga audienca për ta fituar Festivalin e Këngës Eurovizion 2018.

3. Mikolas Josef – Lie to me | Republika Çeke

Josef është një talent i ri i cili ka lindur në Pragë. Ai ka lidur në vitin 1995 dhe tani është 22 vjeç. Karrierën e ka filluar si model për t’i hyrë më pas muzikës.

Mikolas Josefit fillimisht iu popozua ta prezantonte Republikën Çeke në Eurovison për vitin 2017-të, por ky i fundit e kishte refuzuar pasi konsideronte se kënga nuk i përshtatej.

E në vitin 2018-të ai pranoi ta përfaqësonte shtetin Çek me këngën “Lie to me”, këngë kjo e cila me t’u publikuar në YouTube nisi të pëlqehet e të konsiderohet si një prej këngëve favorite për ta fituar Eurosongun, ose të paktën për t’u futur në natën finale.

Kjo këngë është mjaft ritmike dhe videoklipi që i është bashkëngjitur është i stilit veror.

2. Eleni Foureira – Fuego | Qipro

Deri më tani pak kush e ka ditur se ajo është shqiptare. Eleni Foureira emri i vërtetë i të cilës është Entela Fureraj është një vajzës shqiptare e lindur në Fier të Shqipërisë.

Ajo është vajza e Marjeta dhe Kristaq Fureraj. Familja e saj ishte larguar nga Shqipëria qysh kur Eleni ishte e vogël, për të jetuar më pas në një lagje të Athinës në Greqi.

Foureira ka bërë disa përpjekje për të përfaqësuar Greqinë në konkursin e këngës në Eurovizion. Në vitin 2010, ajo mori pjesë në finalen kombëtare greke për Eurovision Song Contest 2010 me Manos Pyrovolakis, duke interpretuar këngën “Kivotos tou Noe”. Ata u renditën të dytët pas Giorgos Alkaios.

Në vitin 2013, ajo performoi këngën “Wild Dance” me këngëtaren Ruslana në Eurosong 2013.  Më vonë konsideroi të merrte pjesë në Eurosong 2015, por në fund nuk e bëri.

Ajo edhe një herë u përpoq të përfaqësonte Greqinë në Eurovision Song Contest 2016 me këngën “Come Tiki Tam”, por u refuzua nga Hellenic Broadcasting Corporation (ERT).

Ajo u refuzua nga transmetuesi për konkursin e këngës në Eurovizion 2017 përsëri.

Në shkurt 2018 u konfirmua se Foureira do të përfaqësonte Qipron në Festivalin e Këngës Eurovizion 2018 me këngën “Fuego”. Kënga u krijua nga kompozitori greko-suedez, Alex Papakonstantinou.

1 – Netta Barzilai | Izraeli

E lindur dhe rritur në Izrael, 25-vjeçarja fitoi konkursin fal një zëri të fuqishëm dhe një personalitet magnetik, ndërsa zotëronte një regjistrues unik, gjatë shfaqjeve të saj.

Netta sjell një kombinim të freskët dhe bashkëkohor të tingujve dhe influencës në Konkursin e Këngës në Eurovizion.

Kjo këngë ka arritur të mbledhë 10 milion shikime në YouTube dhe njëherë është kënga më e shikuar nga të gjitha këngët pjesëmarrëse në Festivalin e Këngës Eurovision 2018.

Kujotjmë që këtë vit, Festivali i Këngës Eurovision 2018 do të mbahet në Lisbonë të Portugalisë pasi që vitin që shkoi fitues ishte ky shtet.  / © GazetaBlic /

06/04/2018 14:19

Shqiptarja, Eleni Foureira nderohet nga presidenti i Qipros