Kanë përfunduar dy takimet e sotme në kuadër të Kupës së Kosovës.
Ballkani ka siguruar kualifikimin tutjet në rrethin e gjysmëfinaleve të kësaj gare duke mposhtur Malishevën me rezultat 0-3, shkruan GazetaBlic Sport.
Danfa hapi llogarinë e golave në minutën e 25’të të takimit, kurse Gripshi me dy golat e tij vulosi fatin e kësaj ndeshje.
Në anën tjetër Suhareka poashtu ka siguruar biletën për gjysmëfinale pasi mposhti Vjosën me rezultat 0-1.
Golin e vetëm të këtij takimi e realizoi, Mevlan Zeka në minutën e 79’të të takimit.
Në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës janë këto katër skuadra: Ballkani, Drita, Suhareka dhe Prishtina.
/GazetaBlic Sport/